Rama u bën sërish thirrje studentëve protestues për dialog, por ata kërkojnë dorëheqjen e tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar studentëve që prej më shumë se dy javësh po protestojnë kundër qeverisë së tij. Në një video të publikuar në Facebook sot, Rama u është drejtuar studentëve duke i ftuar të ulen në një tryezë diskutimi me përfaqësuesit e qeverisë, me qëllim shqyrtimin e kërkesave…

Lajme

31/10/2026 08:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar studentëve që prej më shumë se dy javësh po protestojnë kundër qeverisë së tij.

Në një video të publikuar në Facebook sot, Rama u është drejtuar studentëve duke i ftuar të ulen në një tryezë diskutimi me përfaqësuesit e qeverisë, me qëllim shqyrtimin e kërkesave të tyre dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet e ngritura në sektorin e arsimit, transmeton lajmi.net.

Duke iu referuar edhe “Sofrës së Gurtë”, kreu i qeverisë ka shprehur gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e studentëve dhe për t’i diskutuar ato përmes dialogut.

Por, pavarësisht ftesave të përsëritura, studentët deri më tani nuk kanë pranuar të zhvillojnë bisedime me qeverinë. Ata kanë vazhduar protestat, duke këmbëngulur në kërkesën e tyre kryesore për dorëheqjen e Edi Ramës.

Protestat kundër kryeministrit dhe qeverisë shqiptare kanë vijuar për më shumë se dy javë, ndërsa deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje për nisjen e dialogut mes palëve./lajmi.net/