Qendërmbrojtësi Koulibaly në listën e Xavit

Siç raportojnë mediat katalunase, Kalidou Koulibaly është një nga objektivat e klubit të Barcelonës.

Sport

25/02/2022 18:05

Senegalezi Koulibaly ka një vlerë prej 45 milionë euro sipas Transfermarkt dhe kontrata i përfundon në vitin 2023, transmeton lajmi.net.

Barcelona aktualisht ka mbrojtës mjaftueshëm, por që fati i disa prej tyre ende nuk dihet.

Kjo mund të jetë një mundësi që të ketë vend edhe për Koulibaly te ekipi i Xavit.

Mbetet të shihet gjatë verës se a do ndodhë kalimi i tij nga Napoli te gjiganti nga Spanja./Lajmi.net/