PSG arrin marrëveshje për transferimin e Ilya Zabarnyi nga Bournemouth

Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit ukrainas, Ilya Zabarnyi, nga Bournemouth. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net Sipas raportimit, PSG do të paguajë 62 milionë euro plus bonuse për kartonin e 21-vjeçarit. Zabarnyi ka refuzuar të gjitha ofertat e tjera dhe do të firmosë kontratë pesëvjeçare…

Sport

08/08/2025 16:10

Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit ukrainas, Ilya Zabarnyi, nga Bournemouth.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net

Sipas raportimit, PSG do të paguajë 62 milionë euro plus bonuse për kartonin e 21-vjeçarit.

Zabarnyi ka refuzuar të gjitha ofertat e tjera dhe do të firmosë kontratë pesëvjeçare me kampionët e Europës.

Ai, së bashku me portierin Lucas Chevalier, do t’i bashkohen skuadrës në kohë për ndeshjen e Superkupës së Europës kundër Tottenham Hotspur, që zhvillohet javën e ardhshme./lajmi.net/