Portierët me më së shumti pritje në Evropian, ja ku renditet Berisha

Etrit Berisha është i treti në listën e portierëve me më së shumti pritje në Evropian.

Sport

15/06/2016 16:26

Portieri kuqezi, Etrit Berisha është i treti nga gardianët e 24 kombëtareve sa i takon numrit të pritjeve për minutat që kanë luajtur me skuadrat përkatëse.

Me gjashtë të tilla, portieri kuqezi është i treti në këtë renditje, duke mbetur pas Halldorson të Islandës me 10 pritje dhe ukrainasi Pjatov që ka bërë 7, transmeton Panorama Sport.

Gjithashtu, Kozaçik është me të njëjtën numër pritjesh me gardianin e Kombëtares shqiptare.

Babaxhan i Turqisë, me paraqitjen që bëri përballë Kroacisë, regjistron pesë pritje vendimtare për skuadrën e tij.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.