Mbyllet me barazim ndeshja Atletico Madrid vs Arsenal

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të UEFA Champions League. Ndeshja e zhvilluar në “Metropolitano” është mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët, me anë të Gyokeres, nga penalltia në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, vendasit barazuan 1:1, me anë…

Sport

29/04/2026 23:06

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të UEFA Champions League.

Ndeshja e zhvilluar në “Metropolitano” është mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, me anë të Gyokeres, nga penalltia në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, vendasit barazuan 1:1, me anë të sulmuesit argjentinas, Juljan Alvarez.

Edhe Alvarez shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndeshja e kthimit në “Emirates” do të vulos finalistin e Ligës së Kampionëve.