Ponte Prizreni në gjysmëfinale të Superkupës, eliminon Yllin

Ponte Prizreni ka bërë befasinë duke mposhtur skuadrën e Golden Eagle Ylli.

Sport

22/10/2020 19:03

Skuadra e Ponte Prizrenit është gjysmëfinalistja e radhës në Superkupën e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Biletën për fazën gjysmëfinale, Ponte Prizreni e siguroi falë fitores ndaj Golden Eagle Ylli, me rezultatin 93:103.

Më i dalluari te Ponte Prizreni ishte Hajdari, i cili kontribuoi me 27 pikë, i ndihmuar nga Nichols me 25 pikë.

Ponte Prizreni do të pres të mësojë kundërshtarin. Fituesi mes Pejës dhe Bashkimit përballet me Ponte Prizrenin. /Lajmi.net/