Plisat s’e harrojnë zakonin, edhe këtë vit gëzojnë fëmijët me dhurata

Tifozët prishtinas, ‘Plisat’ e kanë treguar edhe një herë shpirtin e tyre human. Si çdo fundvit, ata kanë shpërndarë dhurata për fëmijët, duke i gëzuar ata sadopak dhe duke festuar me ta.

Sport

30/12/2017 18:36

‘Plisat’ kanë shpërndarë dhurata në fshatra dhe në qytetin e Prishtinës, për fëmijët me nevojë.

“Sot Plisat vazhduan aksionin per shperndarjen e dhuratave per femijet ne nevoje, ne fshatera dhe qytet.

Plisat sot i befasuan edhe kalimtaret ne shesh. Ne ju beme dhurata qytetareve te Prishtines per t’ju treguar qe sikur 30 vitet e kaluara, sikur ne 2017, poashtu edhe ne 2018 e tutje, Plisat do te japin vetem dashuri per Prishtinen.

Duke shpresuar se do te vije dita qe keto dhurata mos t’i shperndajme me si ndihma por vetem si gezim e loje per femijet, ne ua urojme te gjithe shqiptareve Vitin e Ri, me deshirat me te mira nga Prishtina e Plisat.

Le te jete 2018 nje vit i mbare per te gjithe shqiptaret. Gezuar”, thuhet në njoftimin e Plisave.

Disa fotografi nga aktiviteti i Plisave mund t’i gjeni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/

pl10

pl9

pl8

pl7

pl6 pl5 pl4 pl3

pl2