Plagoset një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë.

Lajme

17/02/2021 10:35

Viktima ka deklaruar në Polici se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, një person ka shtënë me armë zjarri në drejti të tij, si pasojë viktima ka mbetur i plagosur në këmbë.

I njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pas marrjes së tretmanit është liruar.

“Rr. Hys Popova, Prishtinë 16.02.2021 – 09:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejti të tij, si pasojë viktima ka mbetur i plagosur në këmbë. I njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pas marrjes së tretmanit është liruar. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Lajmi.net/