Pika e bardhë i jep një pikë Anglisë ndaj Gjermanisë – përfundon 1-1 sfida në “Allianz Arena”
Një penallti, në dukje të parë e çuditshme, i jep një pikë Anglisë në supersfidën e grupit C në Ligën e Kombeve ndaj Gjermanisë.
Sport
Ishte Harry Kane ai që e ekzekutoi 11-metërshin e fituar nga po ai për ta barazuar rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes, transmeton lajmi.net.
Paraprakisht, gjermanët kishin kaluar në epërsi me golin e Hofman në minutën e 50’ të ndeshjes.
Aktualisht lidere e grupit është Italia me katër pikë, dy më shumë sesa Gjermania e vendit të tretë dhe tri më shumë sesa Anglia e cila gjendet e fundit. /Lajmi.net/