Phoenix Suns vazhdojnë shkëlqimin, mposhtin Denver Nuggets për herë të dytë në çerekfinale të “Play Off-it”

Phoenix Suns po vazhdojnë të tregojnë formë të mirë.

Sport

10/06/2021 08:08

Suns arritën të marrin edhe fitoren e dytë në kuadër të çerekfinales së “Play Off-it” në NBA ndaj Denver Nuggets, shkruan lajmi.net.

Suns arritën të dominojnë të katër çerekët duke mos lënë asnjë shans për Denverin gjatë ndeshjes.

Rezultati i çerekëve, Phoenix Suns – Denver Nuggets: (25-21), (27-21), (34-25) dhe (37-31).

Basketbollistët më të mirë për Suns ishin, Devin Booker me 18 pikë, 10 kërcime dhe dy asistime bashkë me Paul 17 pikë, pesë kërcime dhe 15 asistime.

Për Nuggets shkëlqyen, Nikola Jokic me 24 pikë, 13 kërcime dhe gjashtë asistime dhe Milsap me 11 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.

Rezultati përfundimtar, Phoenix Suns 123–98 Denver Nuggets./Lajmi.net/

YouTube player