Phoenix befason Clippers, favoritët për kampionin rrëzohen në ndeshjen e tretë

Phoenix Suns kanë bërë befasinë e mbrëmjes në NBA, duke shënuar fitore kundër Los Angeles Clippers.

Sport

27/10/2019 08:45

Clippers, skuadra që po favorizohet për të fituar edhe titullin e kampionit këtë edicion, është rrëzuar në ndeshjen e tretë, duke pësuar me rezultatin 130:122, shkruan lajmi.net.

Suns e nisën më mirë në çerekun e parë, duke e mbyllur ¼ e ndeshjes me rezultatin 26:22.

Skuadra nga LA u paraqit më mirë në qerekun e dytë, të cilin e fitoi me rezultatin 29:33, shkruan lajmi.net.

Por, pjesa e dytë i takoi Phoenix, të cilët fituan dy qerekët e mbetur (36:30 dhe 39:37), për rezultatin final 130:122.

Më i miri në këtë takim ishte Booker, i cili regjistroi 30 pikë, 6 kërcime dhe 8 asistime, duke u treguar i saktë në 10 tentime nga 20 (loja e hapur).

Booker gjithashtu e ngarkoi Beverley me gjashtë gabime personale, për ta larguar nga loja.

Mbrëmë janë luajtur edhe tetë ndeshje të tjera në NBA, rezultatet e të cilave lajmi.net ua përcjell më poshtë /Lajmi.net/