Përurohet lapidari i dëshmorit Esat Imeri – komandant ‘Dervishi’ (Foto)
Janë bërë 22 vjet nga rënia e njërit prej komandantëve më të shquar të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Esat Maliq Imeri, i njohur edhe si komandant “Dervishi”.
Lajme
Esat Imeri ka lindur më 1 mars të vitit 1965 në Koprivë të Mitrovicës. Ai i ishte bashkangjitur radhëve të UÇK-së qysh në fillet e para të luftës çlirimtare. Dëshmori Imeri ka qenë komandant i policisë ushtarake në vijën Prishtinë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Leposaviq deri në fund të jetës së tij, duke rënë heroikisht për të mos vdekur kurrë. Komandant “Dervishi” ka qenë pjesë e shumë aksioneve të UÇK-së në rajonin e Mitrovicës dhe nuk Këto
Komandant “Dervishi” për ata që e kanë njohur, ka qenë djalë modest, dhe i vendosur në rrugëtimin për çlirimin e Kosovës.
Esat Imeri pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe katër djem: Flamurin, Valonin, Dardanin dhe Qëndrimin.





