Përfundon pjesa e parë: Kosova po e dominon Suedinë

Ka përfunduar 0-0 pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Kosovës dhe Suedisë, që po luhet në Doha të Katarit.

Sport

12/01/2020 16:31

‘Dardanët’ arritën të dominonin pjesën e parë përballë Suedisë, duke pasur mundësitë më të mira.

Rasti më i mirë i pjesës së parë u tregua për Flamur Kastratin në minutën e 22’, që pas një goditje me kokë, nga afërsia nuk mposhti portierin suedez.

Gjatë pjesës së parë, Challandes vendosi të kryejë një zëvendësim, duke e inkuadruar Ismet Lushakun në vend të Florian Loshaj./Lajmi.net/