Përfundon ndeshja: Italia merr fitore të rëndësishme ndaj Hungarisë
Italia e ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Hungarisë në kuadër të ndeshjes në grupin C të ligës A në Ligën e Kombeve.
Sport
Ndeshja filloi shumë më mirë për italianët që avancuan me golin e Nicolo Barellas në minutën e 30’, ndërsa krejt në fund të pjesës së parë shënoi edhe Llorenzo Pellegrini.
Gjithçka çfarë bëri Hungaria ishte goli i nderit, i shënuar nga Mancini në portën e tij, në minutën e 61’.
Me këtë fitore, Italia merr kryesimin e grupit. /Lajmi.net/