Pasi shkarkoi trajnerin e tretë për këtë sezon, Peja zyrtarizon Dragan Radovic

Skuadra basketbollistike, Peja nuk është duke pasur fat me trajnerët këtë edicion.

Sport

04/03/2021 14:14

“Verdhëzinjtë” para pak ore njoftuan dorëheqjen e Jordanco Davickov, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, tani Peja ka njoftuar se trajneri i tyre, pra i katërti deri me tani për këtë edicion, është ish trajneri i Prishtinës, Dragan Radovic.

Komunikata e plotë e klubit pa ndërhyrje:

“Nje sezone e veshtire, ndryshe ne shume aspekte dhe me shume cudira.

Ne sot prezentojme trajnerin e katert per kete sezone, e ai eshte trajneri me pervoj dhe me trofe ne e basketbollin e Kosoves, i cili se fundmi udheheqi Prishtinen drejt trofeut te Kupes.

Dragan Radovic do te jete trajneri jone i ri i cili duke i ditur te gjitha problemet tona ka vendosur qe te na bashkohet dhe ta bejme nje mbyllje sa me te sukseshme te sezones. I urojme shume sukses dhe fat”, shkroi klubi./Lajmi.net/