Pas gjashtë muajsh pauzë, Dafina Zeqiri rikthehet me koncert madhështor në dhjetor
Pas një pauze gjashtëmujore, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka surprizuar fansat me një njoftim emocionues për rikthimin e saj në skenë. Artistja ka ndarë një mesazh të ndjerë në rrjete sociale, ku ka bërë të ditur se po përgatitet për një projekt të madh muzikor, duke e quajtur këtë fazë “rilindje pas stuhisë”. “Nga…
                        ShowBiz
Pas një pauze gjashtëmujore, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka surprizuar fansat me një njoftim emocionues për rikthimin e saj në skenë.
Artistja ka ndarë një mesazh të ndjerë në rrjete sociale, ku ka bërë të ditur se po përgatitet për një projekt të madh muzikor, duke e quajtur këtë fazë “rilindje pas stuhisë”.
“Nga qetësia në shpërthim. Pas gjashtë muajsh stuhish, shërimi, amësie dhe rindërtimi, jam rikthyer! Më e fortë se kurrë”, ka shkruar këngëtarja.
Dafina ka zbuluar se rikthimi i saj do të shënohet me një koncert të veçantë live me Orkestrën Filharmonike — një bashkim unik mes muzikës moderne dhe tingujve klasikë, që pritet të sjellë një përvojë të jashtëzakonshme për publikun.
“Live me Orkestrën Filharmonike, më e zhurmshme, më e ndritshme dhe më e madhe se kurrë”, ka shtuar Zeqiri.
E njohur për stilin e saj autentik dhe energjinë që përcjell në çdo performancë, Dafina duket e vendosur të rikthehet më e fuqishme se kurrë, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj.
Në fund të postimit, ajo u ka bërë thirrje ndjekësve që të sigurojnë biletat për koncertin, duke paralajmëruar se spektakli i saj do të jetë një nga ngjarjet muzikore më të mëdha të vitit.
Më poshtë linku: