Pallacanestro Varese – KB Prishtina, ky është rezultati i pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Pallacanestro Varese – Z Mobile Prishtina.

Sport

13/03/2019 21:13

Në Itali, skuadra nga kryeqyteti i Kosovës, Z Mobile Prishtina, po zhvillon ndeshjen e kthimit të 1/16 të FIBA Europe Cup, përballë Pallacanestro Varese.

Janë vendasit që po udhëheqin me epërsi të konsiderueshme pas pjesës së parë.

Pallacanestro Varese e ka fituar pjesën e parë me rezultat 56-40.

Kujtojmë se italianët e kanë fituar edhe ndeshjen e parë me rezultat 80:77./Lajmi.net/