Nets mposhtin Bucks në ndeshjen e parë gjysmëfinale

Brooklyn Nets ka mposhtur Milwaukee Bucks 115-107, në ndeshjen e parë të gjysëmfinales së “Play Off”-it në NBA.

Sport

06/06/2021 08:17

Brooklyn Nets ka fituar ndeshjen e parë të gjysmëfinales së “Play Off”-it të Konferencës Lindore në NBA ndaj Milwaukee Bucks 115-107, raporton lajmi.net.

Më të mirët te Nets ishin: Kevin Durant me 29 pikë, 10 kërcime, tre asistime, dhe Kyrie Irving me 25 pikë, pesë kërcime, tetë asistime.

Te Bucks më efikasit ishin: Giannis Antetokounmpo me 34 pikë, 11 kërcime, katër asistime dhe Brook Lopez me 19 pikë e pesë kërcime.

Rezultati përfundimtarë:

Brooklyn Nets 115 – 107 Milwaukee Bucks. / Lajmi.net/

YouTube player