Në rastin e parë, Turqia kalon në epërsi ndaj Shqipërisë

Turqia ka shënuar golin e parë në ndeshjen Shqipëri – Turqi.

Sport

22/03/2019 21:10

Goli erdhi në momentin më të papritur, pasi Shqipëria iu afrua dy herë golit, por fati nuk e përcolli, shkruan lajmi.net.

Ishte minuta e 21’ kur Burak Yilmaz shënoi për 0:1, në rastin e parë të krijuar nga mysafirët.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i të përzgjedhurve të Christian Panucci.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell golin e shënuar nga Burak. /Lajmi.net/