Në Malishevë, pesë të lënduar në aksident trafiku

Policia e Kosovës përmes një komunikate bën të ditur se dje fshatin Kijev në Malishevë pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku, pas përplasjes së dy veturave civile.

Lajme

17/06/2016 14:30

Sipas PK’së deri te aksidenti ka ardhur pasi një grua duke vozitur veturën Opel me targa të Gjermanisë, duke mos e respektuar përparësinë e kalimit aksidentohet me veturën tjetër që drejtohej nga viktima mashkull (shqiptar).

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore PK thotë se kanë pësuar viktima dhe katër pasagjere femra shqiptare.

Njëra prej viktimave për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK-Prishtinë.