NBA: ‘All Star’ me version të ri – rregulla të reja për nder të Kobe Bryant

NBA ka marrë një vendim interesant për ndeshjen e ‘All Star’.

Sport

30/01/2020 22:41

Gjatë muajit shkurt do të zhvillohet ndeshja më spektakolare në botën e basketbollit, ajo e ‘All Star’, ku do të paraqiten yjet më të mëdhenj të NBA.

Për këtë edicion, NBA ka vendosur që të vendos rregulla të reja, duke shtuar diçka edhe për nder të Kobe Bryant, përcjell lajmi.net.

Team LeBron dhe Team Giannis do të garojnë për të fituar tre çerekët e parë të ndeshjes, me ndeshjen që fillon me rezultatin 0:0, në secilin prej tre çerekëve.

Çereku i katërt nuk do të ketë kohë të caktuar. Kësaj radhe, skuadrat do të duhet të arrijnë një rezultat të caktuar, për të marrë fitoren.

Rezultati i caktuar do të jetë pikët e grumbulluara nga tre çerekët, të skuadrës udhëheqëse +24, në shenjë nderimi për Kobe.

Të dy skuadrat do të luajnë për bamirësi. /Lajmi.net/