Napoli në ‘frymën e fundit’ triumfon ndaj Lazios – merr ‘timonin’ e Seria A

Napoli ka arritur të arkëtoi pikët e plota në derbin italian ndaj Lazios, në kuadër të xhiros së 27-të në Seria A.

Sport

27/02/2022 22:48

Ndeshja ishte në përgjithësi e baraspeshuar me Lazion që kishte më shumë mundësi shënimi, por Napoli shënoi në fundin e takimit për të arkëtuar pikët e plota (1:2), shkruan lajmi.net.

Ishte Lorenzo Insigne që shënoi në minutën e 62-të të takimit pas një asistimi të Elmas, për të zhbllokuar rezultatin.

Italiani realizoi edhe pas shtatë minutave, por u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Lazio nuk u dorëzua dhe gjeti golin përmes Pedros që shënoi një minutë pa përfunduar koha e rregullt (89’).

Sidoqoftë, Napoli nuk u ndal dhe gjeti sërish golin përmes Fabian Ruiz në fundin e takimit (90+5).

Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani zhvilloi paraqitje të plotë, ndërsa ishte mahnitës në disa raste.

Me këtë fitore, Napoli merr kreun me 57 pikë, derisa Lazio zë pozitën e tetë me 42 sosh./Lajmi.net/