Napoli gabon në garën për titull – luan baras me Cagliari dhe lëshon mundësinë të barazohet me Milanin

Napoli ka bërë një tjetër gaim në garën për titullin e kampionit në Serie A.

Sport

21/02/2022 20:55

Skuadra e Luciano Spalletti ka lëshuar pikë në udhëtim kundër skuadrës së Cagliari, duke luajtur baras 1:1, shkruan lajmi.net.

Ndonëse napolitanët kishin iniciativën përgjatë gjithë takimit, ishin vetëm dy momente që vulosën fatin e takimit.

Cagliari gjeti golin në minutën e 58’ të takimit, pas një goditje të Pereiro. Ky gol i faturohet më shumë edhe intervenimit të dobët të Ospina. Megjithatë, portieri më pas bëri dy pritje sensacionale për të shpëtuar Napolin nga një disavantazh më i thellë.

Pas shumë tentimeve deri në fund, Napoli gjeti golin e barazimit me Victor Osimhen, në minutën e 87′ të takimit, për t’i shpëtuar humbjes dhe për të marrë së paku një pikë.

Me këtë barazim, Napoli ka bërë një gabim të rëndë, duke lëshuar mundësinë që të barazohet me pikë me Milanin dhe të tejkalojë përkohësisht Interin.

Napoli shkon në 54 pikë, aq sa ka edhe Inter, kurse mbetet me një pikë më pak sesa skuadra e Milan. Kujtojmë se Napoli ka një ndeshje më shumë të luajtur sesa Inter.

Skuadra e Cagliari në anën tjetër merr pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë dhe skon në 22 pikë në total. /Lajmi.net/