Milan thyen edhe rivalin direkt për titull – merr kreun dhe tri pikë në udhëtim kundër Napolit

Derbi i javës në Serie A i ka takuar skuadrës së Milanit.

Sport

06/03/2022 22:44

Milan ka fituar kryendeshjen e javës, në udhëtim kundër Napolit, me rezultatin 0:1, shkruan lajmi.net.

‘Rossoneri’ ishin më konkret në daljet e tyre në sulm dhe arritën që këtë ndeshje me rëndësi maksimale ta mbyllin me fitore.

Fati i gjithë takimit u vendos në minutën e 48’, kur Olivier Giroud dërgoi në rrjetë një top të dhënë nga Calabria.

Të dyja skuadrat patën rastet e tyre për shënim, por rrjeta u tund vetëm një herë në ‘Diego Armando Maradona’.

Kjo fitore e vendos Milanin në krye të tabelës së Serie A me 60 pikë, 2 më shumë sesa Inter që kanë një ndeshje në dorë për ta luajtur.

Napoli mbetet me 57 pikë në pozitën e tretë në tabelë. /Lajmi.net/