Milan heq dorë nga super lojtari

Milan ka tentuar që gjatë afatit kalimtar të janarit ta transferojë Yannick Carrascon.

Merkato

16/04/2019 10:42

Yannick Carrasco aktualisht luan në Kinë, gjersa refuzoi të largohet në afatin kalimtar të dimrit.

Milan ishte tejet i interesuar në transferimin e anësorit belg, por tani duket se tani ka hequr dorë, përcjell lajmi.net nga Calciomercato.

Sipas mediumit italian, rosonerët nuk janë më të interesuar në transferimin e Carrascos, pasi kanë objektiva tjera.

Milan është duke u fokusuar tani në transferimin e Richarlison nga Everton dhe Gerard Deulofeun nga Watford. /Lajmi.net/