Messi po tregon formë fantastike në Copa America

Leo Messi është duke shkëlqyer në Kupën e Amerikës.

Sport

04/07/2021 13:29

Lionel Messi po shkëlqen në turneun e Copa America, duke dhuruar spektakël me golat dhe asistimet e tij, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi ka realizuar katër gola dhe katër asistime në pesë ndeshje deri më tani duke udhëhequr Kombëtaren e tij deri në gjysmëfinale.

Argjentinasi, është shpallur futbollisti i ndeshjes në katër takime, më shumë se çdo futbollist tjetër këtë sezon në Kupën e Amerikës.

34-vjeçari, ka synim që këtë herë të fitoj trofeun e parë me Kombëtaren dhe është duke u përpjekur shumë për të arritur një gjë të tillë.

Argjentina në gjysmëfinale takohet me Kolumbinë, e në rast fitoreje në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Brazil – Peru. /Lajmi.net/