Messi në dyshime për ndeshjen e ardhshme të PSG-së

Leo Messi është në dyshime për ndeshjen e xhiros 36 në Ligue 1 ndaj Troyes.

Sport

07/05/2022 17:14

Për shkak të një dhimbje në brinjë, ylli argjentinas është në dyshime për ndeshjen e radhës të Paris Saint Germain.

Messi është stërvitur vetëm dhe siç raportuan stafi mjekësor i ekipit, ai mund të mos jetë i gatshëm për takimin e nesërme ndaj Troyes, transmeton lajmi.net.

34 vjeçari ka 31 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat me PSG, ku ka shënuar nëntë gola dhe dhuruar 13 asistime.

Ndeshja në mes PSG – Troyes luhet nesër me fillim nga ora 20:45./Lajmi.net/