Me flamurin e Kosovës prapa dhe fanellën e Juventusit, Zhegrova i uron fitore djemve të Kombëtares sonte
Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është ‘lajmëruar’ në rrjetet sociale para ndeshjes Zvicër – Kosovë. Ai e ka shprehur përkrahjen e tij ndaj kombëtares dardane, me më pak se dy orë para fillimit të ndeshjes. Ylli i ri i Juventusit ka shkruar në Insta Story “Forca Kosova”, me fanellën e “Zonjës së Vjetër”…

Sport
Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është ‘lajmëruar’ në rrjetet sociale para ndeshjes Zvicër – Kosovë.
Ai e ka shprehur përkrahjen e tij ndaj kombëtares dardane, me më pak se dy orë para fillimit të ndeshjes.
Ylli i ri i Juventusit ka shkruar në Insta Story “Forca Kosova”, me fanellën e “Zonjës së Vjetër” dhe në prapavijë me flamurin e Kosovës.
Zhegrova ndonëse u ftua nga Kosova për ndeshjet e shtatorit, ai u largua prej listës.
Selektori i kombëtares dardane, Franco Foda dhe zëvendes-drejtori i komëbtares, Samir Ujkani kanë thënë se ai u lirua nga grumbullimi shkaku i transferimit te Juventusi.
Zhegrova e kompletoi transferimin në Itali nga Lille, për një shumë rreth 20 milionë euro.