Mbrëmë ndau rrugët me Lakers, Walton është afër të bëhet trajner i kësaj skuadre të NBA

Mbrëmë faqja zyrtare e Los Angeles Lakers kanë bërë të ditur se kanë ndarë rrugët me trajneri Luke Walton.

Sport

13/04/2019 23:18

Pasi Lakers dështuan të sigurojnë një vend në garat e ‘Play Off’, nga skuadra dhanë dorëheqje Magic Johnson dhe u shkëput bashkëpunimi me kryetrajnerin.

Por, vetëm një ditë pas ndarjes me Lakers, Walton po flitet se është afër të marrë drejtimin e një tjetër skuadre të NBA.

Adrian Wojnarowski raporton se është skuadra e Sacramento Kings ajo që i ka bërë një ofertë ish trajnerit të Lakers, transmeton lajmi.net.

Zyrtarizimi për këtë gjë pritet të ndodh gjatë këtij vikendi, raporton gazetari i ‘ESPN’.

Mbetet të shihet nëse këto raportime do të jenë të sakta dhe Walton do të marri drejtimin e Kings. /Lajmi.net/