Mavericks mposhtin Bucks, derisa Lakers dështojnë ndaj Miamit

Liga më prestigjioze e basketbollit, NBA, çdo ditë e më shumë po tregon se është një ligë konkurruese.

Sport

09/04/2021 08:24

Miami Heat e fitoi këtë ndeshje më shumë vështirësi, ku rezultati përfundimtar ishte 110-104, shkruan lajmi.net.

Mungesa e LeBron James dhe Anthony Davis po vërehet shumë nëpër ndeshjet e Los Angeles Lakers, e së fundmi ata kanë pësuar humbje nga Miami Heat.

Përpos mungesës së dyshes kryesore, në këtë takim nuk luajti as Kyle Kuzma, ndërsa Kentavious Caldwell-Pope ishte lojtari me më së shumti pikë (28).

Dallas Mavericks në krye me Luka Doncic, kanë fituar ndeshjen e tyre të radhës ndaj një kundërshtari shumë të vështirë, Milwaukee Bucksme me rezultat 116-101.

Tanimë e zakonshme që Doncic të jetë lojtari më i mirë në fushë për Mavericks, ku ai kishte 27 pikë, nëntë asistime dhe nëntë kërcime.

Më poshtë mund të shihni rezultatin e të gjitha ndeshjeve që janë zhvilluar sot:/Lajmi.net/