Martial tradhton Man Utd-in me rivalin nga Premierliga
Anthony Martial ka ofertë nga Chelsea.
Sport
Anthony Martial pritet të largohet nga Manchester United, pas përfundimit të këtij sezoni.
Por, sulmuesi francez mund të mbetet në Premierligë.
Mediat angleze raportojnë se Martial ka zgjuar interesim nga Chelsea, përcjell “lajmi.net”.
Martial së fundmi ishte përmendur edhe si objektiv i Juventusit në Serie A.
Por, “Blues” – në rast të largimit të Alvaro Moratas – do të mundohen ta sjellin Martialin nga Manchester United. /Lajmi.net/