Liverpool apo Chelsea? Ja ku po transferohet Insigne

Lorenzo Insigne e kërkon largimin nga Napoli në afatin kalimtar të verës.

Merkato

24/04/2019 15:33

Lorenzo Insigne nuk dëshiron të qëndrojë më gjatë te Napoli, andaj po kërkon një aventurë të re.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, sulmuesi italian është bërë cak i Liverpoolit dhe Chelseas, përcjell lajmi.net.

Jurgen Klopp ka kohë që e kërkon transferimin e Insignes, ndërsa në verë do të bëjë ofertën e parë prej 50 milionë eurosh.

Por, është Maurizio Sarri ai që po i prinë garës për sulmuesit italian, ndërsa kujtojmë se nga koha kur të dy ishin te Napoli, kishin raporte të shkëlqyera. /Lajmi.net/