Man Utd ka gati transferin ri nga Bayern Munich

Manchester United duket e se e ka gati transferimin e parë për afatin kalimtar të kësaj vere.

Merkato

24/04/2019 12:52

Manchester United është shumë afër ta transferojë Niklas Sulen nga Bayern Munich.

23-vjeçari këtë sezon ka ardhur në formën e tij më të mirë, duke i marrë vendin e titullarit Jerome Boateng, madje ishte përcaktues me golin e fitores këtë fundjavë ndaj Werder Bremen, transmeton lajmi.net

Bayerni nuk është i interesuar për ta lënë të lirë, por për një ofertë që e kalon shifrën 50 milionë euro, me siguri që do të bënte që bavarezët të rimendoheshin.

Manchester United thuhet se ka arritur marrëveshje me Sulen, gjersa mbetet ana e akordit me bavarezët. /Lajmi.net/