Man Utd po e mendon shitjen e yllit të madh

Manchester United nuk po kalon nëpër një formë të mirë, por as me lojtarët.

Merkato

28/04/2019 16:22

Manchester United po kalon nëpër një krizë të rezultateve dhe me dëshirat për largim të disa lojtarëve.

Skuadra angleze duket se do ta humbet David de Gean në afatin kalimtar të kësaj vere, përcjell lajmi.net nga The Sun.

Spanjolli është tejet i frustruar me kontratën e tij të re, gjersa kërkon një pagë më të madhe.

De Gea ka bërë disa gabime në këtë sezon, sidomos në ndeshjet e fundit, duke pësuar disa gola të lehtë.

Manchester United nuk është i gatshëm që t’i paguajë atij një pagë prej 450 mijë euro në jvë, andaj mendohet edhe shitja e tij. /Lajmi.net/