Man City i mposht skuadrat e mëdha për super lojtarin

Manchester City nuk e ka ndërmend të ndalet me transferime as në verë.

Merkato

24/04/2019 15:52

Edhe pse rrezikohet nga FIFA për shkak të shkeljes së rregullit financiar, Manchester City dëshiron t’i bëjë edhe disa transferime në verë.

Skuadra angleze po tenton ta transferojë mesfushorin e Sportingut, Bruno Fernandes, përcjell lajmi.net nga Correio da Manha.

Mesfushori sulmues ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 11 asistime në 29 paraqitje në ligë në këtë sezon.

Por, Manchester City po përballet me një rivalitet për Fernandes, pasi Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe PSG, janë të interesuara për të. /Lajmi.net/