Maqedonia 2:1 Kosova nëpërmjet fotografive

Mori fund ëndrra për kualifikim në EURO 2020 për Kombëtaren e Kosovës.

Sport

08/10/2020 23:57

Dardanët’ pësuan humbje 2:1 nga Maqedonia e Veriut, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e play-off të Ligës së Kombeve, shkruan lajmi.net.

Të tre golat u shënuan në gjysmën e parë.

Kosova ishte më e mirë në lojën e hapur, por që golat erdhën nga vendosja jo e mirë në mbrojte.

Ishte Benjamin Kololli që padashje devijoi një top në portën e Muric, për epërsinë 1:0 të vendasve në minutën e 16’.

Kosova barazoi në 1:1 përmes Florent Hadërgjonaj (29′).

Por, katër minuta më pas, Velkovski riktheu epërsinë e Maqedonisë, duke shënuar me kokë, për 2:1.

Më poshtë disa foto nga ndeshja e sotme. /Lajmi.net/