Mandzukic refuzon Sevillan, dëshiron vetëm këtë skuadër

Mario Mandzukic duhet të largohet nga Juventus, duke mos qenë pjesë e planeve të Maurizio Sarrit.

Sport

14/08/2019 11:06

Për reprezentuesin kroat këtë verë, ka pasur disa oferta, përfshirë edhe skuadra të mëdha evropiane.

Skuadra spanjolle Sevilla, është e fundit nga një seri klubesh që po kërkojnë 33 vjeçarin, por sipas Tuttosport, Mandzukic ka refuzuar opsionin për t’u transferuar në La Liga, përcjell lajmi.net.

I njëjti burim thotë se Bayern Munich, është klubi i vetëm që Mario Mandzukic dëshiron, nëse largohet nga Juventus.

Te Bayern Munich, Manduzikic do të takohej me trajnerin kroat, Niko Kovaç, dhe anësorin Ivan Perisic./Lajmi.net/