Manchester United e bën prioritet nënshkrimin me Haaland

Manchester United është plotësisht i fokusuar për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sport

10/10/2021 19:18

“Djajtë e Kuq” transferuan Cristiano Ronaldon dhe kanë opsion Edinson Cavanin, mirëpo klubi anglez e do një futbollist edhe për vitet e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Ronaldo do mbush 37-vjeç këtë sezon, derisa Cavani është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk është duke luajtur si titullar nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer.

Ndërsa, Haaland është ndër sulmuesit më të kërkuar në botë, pasi ka shënuar 68 gola në 67 ndeshje që prej kalimit te Dortmund.

Norvegjezi është prioritet për Man Unitedin, derisa edhe do bëhet me ndonjë takim me drejtorin e klubit, John Murtough.

Edhe klubet e tjera të mëdha si Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Juventus, Bayern Munich dhe Inter kanë interesim./Lajmi.net/