Arrestohet në Prishtinë një person i dënuar me 1 vit e gjysmë burgim për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autorë të veprave penale. Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar: – A.E., mashkull, 43 vjeç,…

Lajme

26/04/2026 22:26

Policia e Kosovës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autorë të veprave penale.

Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar:

– A.E., mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

I njëjti, pas arrestimit nga ana e policisë, është dërguar në vuajtje të dënimit.