Man United dhe Dortmund pranë marrëveshjes për Sanchon

Manchester United dhe Borussia Dortmund janë afër të arrijnë marrëveshje për sulmuesin Jadon Sancho.

Sport

23/06/2021 17:42

Anglezi ka shkëlqyer dy edicionet e fundit te klubi gjerman, derisa edhe verën e kaluar ishte pranë kalimit te “Djajtë e Kuq”, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja personale mes Man United dhe Sanchos janë arritur që një kohë, derisa dy klubet gjithashtu janë pranë të arrijnë marrëveshje.

Mediumi gjerman Bild, raporton se marrëveshja do arrihet në ditët e ardhshme.

Ndërkohë, Sancho do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare dhe kartoni i sulmuesit thuhet se do kushtojë rreth 95 milionë euro./Lajmi.net/