‘Mallkimi’ që Drake po ua përcjell sportistëve zuri edhe PSG – Rastësi?

Reperi i njohur amerikan, Drake, duket sikur bart një mallkim tek të gjithë sportistët që shkrepin fotografi krahë tij.

Sport

15/04/2019 10:03

Gjatë muajit të fundit, në rrjetet sociale po qarkullojnë fotografi me sportistët që janë fotografuar krahë Drake dhe dështimet e tyre në ndeshjen pasuese.

E njëjta gjë ndodhi edhe këtë fundjavë, kur ylli i Paris Saint Germain, Layvin Kurzaëa, i cili para ndeshjes kundër Lille, shkrepi fotografi me këngëtarin.

Ndeshja shkoi si mos më keq për PSG, pasi kampionët e Ligue 1 përfunduan ndeshjen me rezultatin 5:1 në disavantazhin e tyre, përcjell lajmi.net.

Por, kjo gjë nuk i ka ndodhur vetëm parisienëve. Ishte Sergio Aguero i cili para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Tottenham u fotografua krahas Drake, dhe skuadra e tij atë ndeshje e humbi.

Në Bundesliga, para ‘Der Klassiker’, ylli anglez Jadon Sancho u takua me Drake, dhe në ndeshjen Dortmund – Bayern, skuadra e Sancho u demolua me rezultatin 5:0.

Gjithashtu, ylli i Arsenal, Pierre Emerick Aubameyang, kishte gjetur pakëz kohë që të bënte një foto rasti me amerikanin, dhe në ndeshjen kundër Everton, skuadra e tij pësoi 2:0.

Por, mallkimi i Drake nuk është një gjë e re. Më poshtë lajmi.net ua përcjell edhe disa raste të tjera, që nisin nga viti 2012.

Skuadra e basketbollit, nga kolegji i Kentucky, nuk ka fituar asnjë titull që nga viti 2012, kur Drake ishte parë në bankën e skuadrës.

Si një tifoz i Torontos në NBA, Drake nuk ka parë asnjëherë skuadrën e tij të luaj në ndonjë finale të ‘Play Off’.

E përkrahu edhe Conor McGregorin, por ‘i preferuari i tij’ u rrah brutalisht nga Khabib Nurmagomedov.

Shikojini të gjitha fotografitë dhe skuadrat që janë ‘mallkuar’ nga Drake. /Lajmi.net/