Lushtaku gjatë protestës në Skenderaj: Rinia po tregon se e duan Kosovën, e respektojnë gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën e vendit
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku bashkë me shumë të rinj kanë protesetuar sot në Skenderaj. Nga aty është kërkuar zhbërja e Speciales, dhe drejtësi për krerët e UÇK-së në Hagë. Me këtë rast, Sami Lushtaku ka shprehur mirënjohje për rininë e Kosovës, e cila, siç tha ai, përmes protestave të shumta për çlirimtarët po tregon…
Lajme
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku bashkë me shumë të rinj kanë protesetuar sot në Skenderaj.
Nga aty është kërkuar zhbërja e Speciales, dhe drejtësi për krerët e UÇK-së në Hagë.
Me këtë rast, Sami Lushtaku ka shprehur mirënjohje për rininë e Kosovës, e cila, siç tha ai, përmes protestave të shumta për çlirimtarët po tregon sa shumë e duan vendin.
“Rinia, jo vetëm e komunës sonë, por rinia anë e mbanë Kosovës edhe jashtë trojeve shqiptare tregon se e duan Kosovë, e respektojnë gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën e vendit”, tha Lushtaku.
Në Skenderaj, nxënësit kanë protestuar sot në shesh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së./Lajmi.net/