Hamza pyetet si do veprojë PDK-ja me lëndën në Kushtetuese: Ne kërkojmë garanca me fjalë publike, për PDK prioritet është çështja e Speciales
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pasi partia e tij dorëzoi sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ka bërë të ditur se ky ligj nuk do të tërhiqet. Në fjalën e tij, ai tha se kjo duhet të…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pasi partia e tij dorëzoi sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ka bërë të ditur se ky ligj nuk do të tërhiqet.
Në fjalën e tij, ai tha se kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë.
Ai sqaroi se nisma nuk synon mbylljen e Gjykatës Speciale apo pengimin e hetimit të rasteve për të cilat ato janë krijuar, përfshirë pretendimet për trafikim organesh, por ndryshimin e ligjit për të përcaktuar më qartë kufijtë e mandatit dhe kompetencave të tyre.
“Projektligji përcakton se, kur një rast nuk hyn në këtë juridiksion, ai transferohet në Kosovë, së bashku me dosjen, provat dhe materialin e tij. Pra, drejtësia vazhdon, por vazhdon aty ku duhet të vazhdojë”, tha ai.
Kam bisedu me kryetarët e tri partive subjekteve tjera politike, VV, LDK dhe Aleancës dhe jam i bindur që ekziston arsye e plotë që ky Ligj ta ketë përkrahjen me votë të këtyre subjekteve politike dhe ju bëj thirrje edhe publike që të na përkrahin në këtë iniciativë ligjore.
Pas kësaj, Bedri Hamza është pyetur nga gazetarët nëse ka marrë dritë të gjelbër nga VV-LDK dhe Aleanca për përkrahjen e kësaj nisme.
“I kam informuar se do të procedojnë këtë projektligj ju kam kërkuar mbështetjen dhe mbështetja e tyre konkrete do të tregohet brenda procedurave të kuvendit të Kosovës dhe sot po ju bëj ftesë po i luti për përkrahje të këtij ligji sepse kjo çështje i tejkalon përmasat e një subjekti politik, të një mandati të një qeverisje e këtu kemi të bëjmë me historinë e Kosovës dhe ne po kërkojmë që të ketë drejtësi, por të mos rishkruhet historia”,deklaroi Hamza, transmeton lajmi.net.
Po ashtu Hamza është pyetur se si do të veprojë PDK-ja me lëndën në Kushtetuese marrë parasysh se në momentin e verdikti të Hagës vendin e gjeti në krizë institucionale.
“Ne kërkojmë garanca, e garancat nënkuptojnë fjalën publike që ky ligj do jetë i përkrahur. Për PDK-në s’ka prioritet më të madh se trajtimi i çështje lënde në raport me këtë çështje të gjitha prioritetet tjera kalojnë në nivele më të ulëta”,shtoi ai, shkruan lajmi.net.
“Ne thamë se procedurat në Apel zhvillohen brenda strukturës ekzistuese të kësaj gjykate,e por në Supreme dhe Kushtetuese gjendja ndrron rastet e tilla do të trajtohen në përputhje me juridiksionin në Kosovë. Siç e shkoni pra ju kisha lut me e shiku edhe njëherë Kushtetutën ku flet një nen i veçantë për parimin e barabashkësisë, ku rastet të tilla trajtohen brenda juridiksioni të Kosovës”, shtoi ai.
Hamza është pyetur edhe për deklaratat e ngjashme u mbështetën apo jo, kompromis politik për t’i çuar përpara çështjet që kanë të bëjnë me Specialen.
“PDK po konstaton po kërkon që kjo çështje është aq serioze për të kaluarën, për historinë e përtej të gjithave për të ardhmen e Kosovës që kjo çështje duhet trajtuar në nivel shtetërorë. Qysh e kanë trajtu edhe vendet tjera, e të ketë përkrahje të plotë edhe në aspektin diplomatik, edhe përmes financimit edhe përmes përkrahjes dhe trajtimi sa më i shpejtë e me vota pozitive. I kam bërë kërkesë kryetarëve të partive politike e kam pas takime me ta e kanë qenë temat për të cilat kam bisedu, edhe çështja e financimit dhe përtej të gjithave çështja e ligjit”,deklaroi Hamza.
“Ne kemi 22 nënshkrime, seanca kërkon 40 nënshkrime por paraprakisht duhet të kemi garancione të qarta, përndryshe do të thotë ligji çfarëdo opsioni ka me u trajtu në Kuvend. Edhe PDK-ja gjithmonë ka me pas prioritet të prioriteteve ligjin. Ky Ligj pa u trajtu në Kuvend nuk tërhiqet, veç deputetët e kuvendit munden me… s’po du me paragjyku por ata duhet me përkrah me votë pozitive. PDK-ja nuk e tërheq këtë ligj, këtë duhet me pa të qartë të gjithë dhe e dinë ata kujt po i referohem”,shtoi ai.
“E nevojshme është sot, e nevojshme ka qenë dje por procedurat do të trajtohen sipas gjendjes ekzistuese. Mos të mendo dikush se nuk arrijmë në kohë me trajtu këtë ligj./Lajmi.net/