LQSHA: Shqiptarët popull pro-amerikan
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka reaguar ndaj artikullit të gazetës “Neë York Times”, të titulluar “Shndërrimi i Kosovës në tokë pjellore për ISIS”.
Lajme
Ata i kanë dërguar një përgjigje gazetës nga ana e shqiptarëve dhe ekspertëve të Ballkanit, në të cilën thuhet se ky artikull dështon që të shpalos qëndrimin pro-perëndimor, pro-demokratik, dhe tolerancën ndërfetare të shumicës dërrmuese të shqiptarëve të Kosovës.
Në përgjigjen e tyre thuhet se Kosova është një ndër kundërshtar kryesor i terrorizmit islamik në Evropë, transmeton KosovaPress.
“Së pari, shqiptarët në përgjithësi, dhe shqiptarët kosovarë në veçanti, mbeten populli më pro-amerikan në Evropë, nëse jo në të gjithë botën. Përderisa mund të ketë ekstremizëm fetar në pjesë të vogla të Kosovës ashtu sikurse në çdo vend tjetër, shqiptarët kosovarë kanë jetuar në harmoni si myslimanë, katolikë, dhe ortodoksë me shekuj. Toleranca fetare shqiptare është e njohur në të gjithë botën si shembull i harmonisë ndërfetare. Papa Françesku e nënvizo i këtë gjatë vizitës së tij në Shqipëri në shtator të 2014”, thuhet në përgjigje të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane drejtuar gazetës New York Times.