Lot, emocione dhe gjithçka që ndodhi në nderimin që Lakers ia bëri Kobe Bryant

Los Angeles Lakers janë paraqitur për herë të parë në parket nga aksidenti tragjik që ndodhi javën e kaluar në Kaliforni, ku humbi jetën legjenda e tyre, Kobe Bryant.

Sport

01/02/2020 08:28

Para ndeshjes me Portland Trail Blazers, në ‘Staples Center’ i gjithë organizimi i ishte dedikuar Kobe Bryant, njeriut që me fanellën e Lakers fitoi pesë tituj të NBA.

Fillimisht, fanellat e tij me numër 8 dhe 24, ishin vendosur në karriget e sallës, për të vazhduar me pjesën tjeter.

Derisa këndohej në dedikim të Kobe, tifozë dhe lojtarë në sallë, u tradhtuan nga emocionet, duke mos mundur t’u përmbahen lotëve.

 

Emocional ishte edhe reagimi i LeBron James, yllit të Lakers, që kishte raporte të veçanta me Kobe Bryant.

Kobe Bryant gjithë karrierën e kaloi te Lakers, duke fituar shumë tituj si me klubin ashtu edhe individual.

Ai me të drejtë konsiderohet si ndër më të mirët në histori të basketbollit./Lajmi.net/

YouTube player