Lojtarët e Chelsea-s pritet të përfitojnë deri në 350 mijë paund secili pasi u shpallën kampion në “Kupën e Botës për Klube”
Chelsea është shpallur kampion i Kupës së Botës për Klube 2025, pas një fitore bindëse 3:0 kundër PSG-së në finalen e zhvilluar në MetLife Stadium, SHBA. Heroi i ndeshjes ishte Cole Palmer, i cili shënoi dy gola, ndërsa goli i tretë u realizua nga João Pedro, duke vulosur fitoren historike për klubin londinez, transmeton lajmi.net…

Sport
Chelsea është shpallur kampion i Kupës së Botës për Klube 2025, pas një fitore bindëse 3:0 kundër PSG-së në finalen e zhvilluar në MetLife Stadium, SHBA.
Heroi i ndeshjes ishte Cole Palmer, i cili shënoi dy gola, ndërsa goli i tretë u realizua nga João Pedro, duke vulosur fitoren historike për klubin londinez, transmeton lajmi.net
Sipas mediave britanike, përfshirë The Telegraph dhe Goal.com, lojtarët e Chelseat pritet të shpërblehen me rreth 350 mijë paund secili në formë bonusi për këtë triumf ndërkombëtar.
Ky është suksesi i parë i Chelseat në formatin e këtij kompeticioni prestigjioz dhe një tjetër trofe i rëndësishëm për klubin në arenën ndërkombëtare./lajmi.net/