Llapi – Prishtina, lloç deri në gju (Foto+Video)

Takimi që po luhet ndërmjet Llapit dhe Prishtinës në stadiumin e qytetit të Podujevës, nuk i ngjason një takimi normal të futbollit, për shkak të kushteve katastrofale që janë në stadiumin e lartëpërmendur.

Sport

11/03/2015 14:15

Shiu dhe bora e rënë ditëve të fundit në Kosovës, ka bërë që stadium i skuadrës së Llapit të mbulohet nga lloçi, teksa në disa vende është krijuar dhe një bazen i vogël nga uji i grumbulluar.

Kështu, fusha është në gjendje të mjerueshme dhe nuk ofron asnjë kusht për të luajtur futboll normal.

Sidoqoftë, nuk duhet të habitemi edhe shumë, pasi jemi mësuar të shohim gjëra të tilla në futbollin e Kosovës, që është shumë larg futbollit modern.

Më poshtë e keni dhe videon e këtij takimi, që është siguruar nga Zëri.

YouTube player