Liverpool nuk shfrytëzon kartonin e kuq të James, ndahet në paqe derbi anglez
Liverpool dhe Chelsea janë ndarë me barazim në derbin anglez të xhiros së tretë.
Sport
Skuadra londineze e hapi sfidën, duke kaluar në avantazh nëpërmjet Kai Havertz i cili realizoi me kokë pas një krosimi nga korneri nga Reece James në minutën e 22-të.
Kur u mendua se pjesa e parë po mbyllej me avantazh të skuadrës londineze, Mohamed Salah doli në skenë duke shënuar në fund të pjesës së parë nga pika e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë nga James i cili u ndëshkua edhe me karton të kuq.
Pjesa e dytë nuk prodhoi gola, megjithëse Liverpool kishin avantazhin duke pasur një futbollist më tepër në fushë për 45 minutat e dytë, “Të Kuqtë” nuk arritën të thyenin portën e portierit Mendy, dhe kështu ndeshja përfundoi me shifrat e njëjta të pjesës së parë 1-1.
Liverpool dhe Chelsea tani kanë nga shtatë pikë të mbledhura pas tre xhirove të para të edicionit të ri të Premier Ligë. /Lajmi.net
Kai Havertz goal. Liverpool 0-1 Chelsea. #LIVCHE pic.twitter.com/ZYzxKUbtk1
— BEHIND THE SCENES SPORTS (@BTSSPORTSMEDIA) August 28, 2021
Salah goal for Liverpool against Chelsea pic.twitter.com/hpWiu60xab
— Live News For All (@LiveNewsForAll_) August 28, 2021