Liverpool e do Candrevan
Antonio Candreva mund të jetë përforcimi i parë i Liverpoolit, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar. Mesfushori i Lazios është objektivi kryesor i menaxherit të Reds, Brendan Rodgers.
Sport
Liverpool e ka shndërruar mesfushorin e krahut të Lazios, Antonio Candreva në objektivin kryesor për transferim gjatë afatit kalimtar të janarit.
Menaxheri i Reds, Brendan Rodgers ishte mjaft i zënë gjatë verës, por do të vazhdojë të sjellë përforcime në ekip edhe në dimër.
Sipas mediave italiane, reprezentuesi italian Candreva kërkohet me ngulm nga gjiganti anglez. 27-vjeçari di të luajë edhe në rolin e numrit 10 dhe shquhet për driblime të shpejta dhe harkime të sakta.
Ai gjatë verës u kërkua nga shumë klube përfshirë Juventusin, por në fund mbeti në Olimpico.
Por, Liverpool tani duket se është favorit për transferimin e tij duke qenë i gatshëm të paguajë 23.8 milionë funte në mënyrë që ai të vjen në Anfield.