Lëndohet Amir Rrahmani, largohet nga fusha pas 13 minutave lojë
Mbrojtësi kosovar i Napolit, Amir Rrahmani është lënduar në ndeshjen kundër Bragës në Ligën e Kampionëve. Reprezentuesi i Kosovës është zëvendësuar në minutën e 13-të nga Ostigard, shkruan lajmi.net. Napoli po luan kundër Bragës në Portugali në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Momentalisht po rrjedhë minuta e…
Sport
Mbrojtësi kosovar i Napolit, Amir Rrahmani është lënduar në ndeshjen kundër Bragës në Ligën e Kampionëve.
Reprezentuesi i Kosovës është zëvendësuar në minutën e 13-të nga Ostigard, shkruan lajmi.net.
Napoli po luan kundër Bragës në Portugali në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Momentalisht po rrjedhë minuta e 24-të dhe rezultati është i barabartë 0:0.
Napoli dhe Braga janë pjesë e Grupit C në Ligën e Kampionëve së bashku me Real Madridit dhe Union Berlinin./Lajmi.net/